Mes lotësh e dhimbjes, skuadra e kryeqytetit i thotë lamtumirë Bundesligës!

0

GJERMANI – Hertha Berlin zyrtarisht në Bundesliga 2. Një ndër skuadrat më të vjetra të futbollit gjerman, mori vetëm një pikë nga “finalja” e mbijetesës përballë Bochumit (1-1).

Kryeqytetasit kaluan në avantazh pas një ore lojë me anë të Lucas Tousart, por u befasuan nga goli i Keven Schlotterbeck në minutën e katërt shtesë.

Hertha rikthehet pas dhjetë vitesh në Bundesliga 2. Një pikë siguroi edhe Schalke pas barazimit spektakolar 2-2 përballë Eintracht Frankfurt. “Blutë Mbretërorë” renditen të tretët nga fundi, duke qenë përkohësisht në zonën “play-out”. Pa fitues përfundoi edhe Ëerder Bremen-Koln (1-1). Ndërkohë, Hoffenheimi mposhti 4-2 Union Berlin, fitore që solli mbijetesën matematikisht për skuadrën vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu