Mësimi online/ A mund të quhet zgjidhja e problemit të Covid në Shqipëri?

0

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve studentët nisën këtë vit shkollor jo në auditore, por duke përdorur platformat online sipas udhëzimeve të universiteteve përkatëse.
Por si e kanë pritur studentët këtë vendim dhe sa efikase duket kjo “zgjidhje” nga ana e Ministrisë?
Pa dyshim që numri i të infektuarve me Covid në vend është rritur ndjeshëm, por a mund të mendohet mbyllja e universiteteve si zgjidhja e këtij problem kur baret, restorantet, vendet ku bëhen grumbullimet e mëdha të njerëzve qëndrojnë ende të hapura?
Përvetësimi i platformave online kërkon shumë kohë nga studentët dhe pedagogët, të cilët janë informuar shumë vonë rreth saj dhe mënyrës se si do të përdoreshin.
Ndonëse mësimet vazhdojnë online dhe studentët takohen me njëri-tjetrin vetëm në bare dhe jo në shkollë, sërish shpenzimet e tyre mbeten të njejta. Sërish studentëve u duhet të paguajnë tarifën e plotë të studimit, të blejnë librat me të njëjtat çmime, ndërkohë që të mësuarit po realizohet vetëm në mënyrë mekanike për një pjesë të tyre, pasi hera-herës në rrethet ku jetojnë mund të ketë shkëputje të energjisë, mund të mos ketë shkuar në qytet për të paguar internetin dhe gjithçka mbyllet aty. Në seminare mund të marrë mungesë, ndonëse student mund të ketë potenciale të mëdha për të qenë dikush në degën që ka zgjedhur të studiojë.
Gjatë zhvillimit të mësimit online mund të mësojmë dy fakte të mëdha: E para, që kurrë nuk mund të jesh I fokusuar në ekranin e telefonit kur nuk e ke idenë se si mund ta zbatosh atë që të shpjegohet. Dhe e dyta, rrezikojmë të mbetemi “brezi i injorantëve”, duke mësuar çdo gjë mekanikisht dhe duke qenë të paaftë në kryerjen e profesionit në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu