Meta kërkon dorëheqjen e Ramës: Zoti e ruajtë prej meje, do bëj çdo gjë për të mbrojtur Shqipërinë

0

Presidenti ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pasi sipas tij i ka bërë një dëm të madh vendit.

Meta tha për Syri TV se Rama është i shqetësuar për paralajmërimin e tij se kush prek zgjedhjet do ketë probleme të mëdha.

Biseda me Ramën, zëdhënësi i Merkel: Reforma në drejtësi përcakton shpejtësinë e negociatave
“Rama të japë menjëherë dorëheqjen për këtë dem të madh që i ka bërë vendit, për këtë shkretim që i ka bërë Shqipërisë dhe për dëmtimin e çështjes se Kosovës. Ai është shumë i shqetësuar nga mesazhi që kanë marrë gjithë personat që ka përdorur ai në zgjedhjet e tjera nga ajo që ka thënë Ilir Meta që kush prek zgjedhjet do ketë probleme të paimagjinueshme.

Nëse duan të bëhen kurban për pushtetin e Edi Ramës, le të bëhen.

Por po i paralajmëroj nëse ai zotëria do ta çojë marrëzinë e tij deri në fund, ai e fton popullin shqiptar në një referendum, provokon popullin shqiptar dhe i vendos një mur te zi e kriminal integrimit.

Ju siguroj se do të bëj të gjitha aktet e duhura patriotike për ta mbrojtur Shqipërinë dhe i gjithë populli do të jetë me presidentin.

Për këtë ju garantoj të gjithëve. Zoti e ruajtë Edi Ramën”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

‘Çështje për jetë a vdekje’, Meta-Ramës: Kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme
Presidenti Ilir Meta ka folur sërish me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Rama. Ai tha për Syri Tv se i kishte thënë opozitës që të mos djegë mandatet, pasi sipas tij Rama është i papërgjegjshëm.

Sipas Metës, kush do të prekë zgjedhjet do të ketë probleme të paimagjinueshme, dhe vetëm në rast se Rama respekton 5 qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij.

“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu