Elbasan/ Identifikohet vajza që humbi jetën në aksident. Emri

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku makina përplasi për vdekje 27-vjeçaren Miranda Dashëhana.

Burime bëjnë me dije se vajza e re ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga automjeti tip “Golf”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të identifikuar si Gentjan Askurti.

Mësohet se vajza ishte nën shoqërinë e familjarëve, por vetëm ajo vendosi të kalojë rrugën, gjë që shkaktoi aksidentin tragjik. Policia njofton se moti i keq ka ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.

Njoftimi i policisë: Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu