Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme: Ftoj kryeministrin në detyrë të më ndjekë

0

 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme me gazetaret rreth orës 10:45 të kësaj të enjteje, ku fton dhe kryeministrin Edi Rama që ta ndjekë, nëse nuk është në takime me bandat dhe krimin e organizuar sipas tij.

Nuk dihet ende se cila është tematika e deklaratës së Metës, e cila është në vazhdën e një serie të gjatë të daljeve publike të kreut të shtetit, i cili në këto zgjedhje duket të jetë dhe protagonisti më aktiv, edhe pse i takon të luajë një ro, dytësor, pasi nuk është lojtar në fushë.

Meta:

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.

E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë live, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.