Milioneri dhe gruaja e tij dhunohen rëndë nga hajdutët e pamëshirshëm

0

Milioneri i kontestuar francez Bernard Tapie raportohet se është duke u rekuperuar pas një grabitjeje ‘me dhunë ekstreme’ në vilën e tij gjigande pranë Parisit.

Manjati 78-vjeçar, ish-politikan i lartë, ishte goditur vazhdimisht me shkopinj në kokë kur katër burra hynë me forcë në shtëpinë e tij natën e të dielës.

Tapie dhe bashkëshortja Dominique, 70 vjeçe, ishin lidhur me korda elektrike. Sipas raportimeve të tyre, gruaja ishte tërhequr nga flokët teksa i kërkohej të tregonte ku ishin sendet me vlerë, por rrjedhimisht ishte liruar dhe kishte ngritur alarmin.

Kryebashkiaku lokal Guy Geoffroy tha: “Në shtëpi nuk kishte thesar dhe kjo ndoshta e përkeqësoi dhunën”.

Nipi i tij Rodolphe Tapie tha se sipërmarrësi kishte refuzuar të dërgohej në spital: “Ai është shumë i lodhur. Kishte qenë i ulur në kolltuk kur u godit me shkopin e bejzbollit. Gjyshja ime është dërguar në spital për kontroll. Duket mirë”.

Policia tha se po kërkon për dëshmitarë teksa shtoi se sulmuesit apo grabitësit e dyshuar kishin marrë dy ora dhe bixhuteri.

Ende nuk është e qartë sesi vjedhësit kishin hyrë nga dritarja e katit të parë pasi prona Moulin de Breuil është e ruajtur me roje, në fshatin Combs-La-Ville, pranë Parisit.

Tapie ka ndërtuar një perandori biznesi e sporti teksa shërbente në qeveri me socialistët në vitet 1990-të. Ai njihej për marrjen e kontrollit të kompanive apo korporatave në telashe financiare, duke i zhveshur ato nga asetet e tyre dhe duke i shitur për fitime të mëdha.

Ai ka shpenzuar miliona në klubin Olympic Marseille FC, duke fituar pesë herë ligën kombëtare dhe trofe evropiane por është akuzuar shpesh për fiksim të ndeshjeve dhe është dënuar më pas për korrupsion dhe evazion fiskal.

Grabitja e dhunshme vjen në një kohë kur Tapie pret një tjeter gjyq mashtrimi, që ishte shtyrë prej pretendimeve se vuante nga kanceri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu