Ministri serb shan përsëri shqiptarët/ “Do vazhdoj t’i quaj…

0

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, ka përdorur sërisht termin ofendues “shiptari” për popullin shqiptar, duke ofenduar popullin shqiptar.
Gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, ai u dhuroi pjesëtarëve të policisë dy automjete dhe pajisje tjera sigurish. “Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptareve’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vulin.
Me parë, ai i është përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi fyes, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitic, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”.
Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankovic, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është perçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie. Të njëjtin term , Vulin e përdori edhe në fillim të muajit tetor, duke nxitur reagime në Prishtinë dhe Tiranë,e duke shtyrë kryeministrin Edi Rama, t`I bënte thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçic që ta dënojë deklaratën e minsitrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu