Ministria e Brendshme njofton 6 vendet e reja nga ku shqiptarët mund të aplikojnë për pasaportë

0

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, kanë vendosur hapjen e zyrave të aplikimit për dokumentat e identifikimit në 6 shtete të reja të botës. Tashmë shtetasit shqiptarë me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi), Kinë (Pekin), Kanada (Otava), Australi (Kanberra) Brazil (Brazilia), dhe në Rumani (Bukuresht).

Aktualisht në konsullatat dhe ambasadat shqiptare jashtë vendit funksionojnë 14 zyra për aplikimin e shtetasve shqiptarë për mjete identifikimi, kryesisht në vendet e rajonit BE dhe ShBA.

Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri.

Ky vendim është ndërmarrë për lehtësimin e shërbimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara dhe dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në pesë ambasadat e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu