Ministria e Shëndetësisë “fsheh” vdekjen e 24-vjeçares si pasojë e Covid

0

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të shifrave të pandemisë në vendin tonë ka “fshehur” rastin e ndarjes nga jeta të 24-vjeçares, Xheni Kabës.

E reja prej ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merrte mjekim më të specializuar në Turqi por pavarësisht se Covid i mori jetën, Ministria e Shëndetësisë çuditërisht nuk e ka raportuar rastin ditën e sotme.

Shpesh herë, faktorë të ndryshëm politik dhe jo vetëm kanë akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se nuk raporton saktë shifrat e infektimeve apo numrin e lartë të vdekjeve si pasojë e Covid-19.

Në media ditën e sotme u raportuar për ndarjen nga jeta të nënës së re kurse Ministria e Shëndetësisë në asnjë resht nuk përmend 24-vjeçaren duke ngritur në këtë mënyrë pikëpyetje të madhe për saktësinë e shifrave të Covid në vendin tonë.

Njoftimi zyrtar i ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,139 testime, 647 raste të reja, 7 humbje jete dhe 964 të shëruar në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID, 7 qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu