Ministrja Balluku rezulton pozitive në testin e Covid-19

0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID-19.

Lajmi është publikuar në faqen e ministrisë në Facebook. Ministra bën me dije se ministrja Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu