Dalin nga miniera trupat e pa jetë të dy punëtorëve dhe inxhinierit. Emrat

0

Tre punëtorët e bllokuar në minierën miniera “Balgjaj”, njësia Administrative Selishtë, një natë janë nxjerrë të pajetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje.

Viktimat janë Ismail Hoxha, rreth 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë dhe i Fatos Çeskut 55 vjeç banues në Peshkopi dhe Rruzhdi Rrushitit, 33 vjeç banues në Bulqizë.

Inxhinieri së bashku me dy punëtorët humbën kontaktet me familjen para 48 orësh, ngjarja është denoncuar nga vëllai i inxhinierit të minierës Sami Hoxha, rreth orës 18:15 e së mërkurës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,

F.Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu