Miq ndër shekuj/Ambasadori Turk Atay takohet me prefekten e Elbasanit

0

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ka vizituar këtë të premte qytetin e Elbasanit. Delegacioni turk është pritur nga prefektja e Qarkut Elbasan Majlinda Perriu,e cila e ka njohur ambasadorin me një pjesë të historikut të qytetit, traditat dhe kulturën që na përafron shumë me popullin turk. Dy zyrtarët gjatë bashkëbisedimit vlerësuan se mardhëniet Turqi-Shqipëri janë në një nivel të shkelqyer dhe shtuan se synojnë t’i avancojnë në një dimension të ri.


Në bisedën e ngrohtë me zyrtarin e lartë turk, prefektja e Qarkut Elbasan u kujdes ta informonte rreth bizneseve turke që operojnë prej shumë vitesh në Elbasan, sesi këto biznese kanë ndihmuar në punësimin e komunitetit lokal, sesa është rritur vit pas viti numri i shtetasve turq që jetojnë në Shqipëri ,vecanërisht në qytetin e Elbasanit.

Këtu në Elbasan ne kemi shumë biznese që administrohen nga shtetas turq.Ata jo vetëm kanë krijuar mardhënie shumë të mira me komunitetin lokal këtu, por janë shndërruar në ndihmesë për këtë të fundit pasi shumë punonjës të këtyre bizneseve janë nga qyteti i Elbasanit. Për këtë ju jemi shumë mirënjohës, ndaj jam e lumtur që kjo miqësi mes dy vendeve veçse të thellohet”-theksoi prefektja Perriu.

Kjo është hera e dytë që Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan viziton qytetin e Elbasanit, pas vizitës së kryer vitin e shkuar në kuadër të Javës së Kulturës Turke. Sakaq vizita e sotme ishte në vijim të aktiviteteve të kryera në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenive diplomatike mes dy vendeve.


InfoWeb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu