Mirel Mërtiri flet për Inceneratorin e Elbasanit: E gjitha dosja është stisur nga prokurori i SPAK

0

TIRANË- Mirel Mërtiri ka deklaruar se me Klodian Zoton ka lidhje shoqërore si dhe ortakërie. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Tv, Mërtiri ai vazhdon të jetë drejtor projektesh në kompaninë Integrated Technology Services, ndërsa Zoto është nënkontraktor.

‘Klodian Zoto, përveçse është një miku im shumë i ngushtë, gjithashtu ka edhe aktivitetin e tij me kompaninë ITS, Integrated Technology Services. Zoto është nënkontraktor, nuk ka marrë të gjitha nënkontraktimet, ka marrë një pjesë. Unë jam, ka qenë dhe vazhdoj të jem drejtor projektesh në kompaninë Integrated Technology Services. Ashtu sikur jam përfaqësues i kompanisë Geogenix prej vitit 2017,’ tha Mërtiri.

“Nëse ju dëshironi që unë të flas në emër të zotit Koka, unë nuk e di pse zoti Koka apo ministria pranoi këtë ofertë nga ana jonë. Unë di të them që zoti Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit, ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg. A e dini ju se njerëzit sot janë në burg në mënyrë të padrejtë? Të gjithë faturat që SPAK ka paraqitur në dosjen hetimore janë fatura dhe akte të hetuara që prej vitit 2017. Pra, nuk ishte hera e parë që këto fatura hetoheshin. E dyta si mundet të thuhet se këtu është vjedhur, është abuzuar, kur vetë vlerësuesi i emëruar nga SPAK, thotë se vlera e investimit për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, është më e madhe se vlera e kontratës. E gjithë kjo dosje është dosje e stisur. E gjitha është një dosje e stisur nga prokurori i SPAK. Unë mendoj se e ka bërë për arsye që i ka shërbyer dikujt në politikë ose dikujt në privat,” tha Mërtiri.

Po ashtu për Inceneratorin e Elbasanit, Mërtiri tha se ishte dija e tij dhe e familjes së tij për të bërë një kërkesë në qeveri.

‘Ju e dini shumë mirë që mbetjet në qytetin e Elbasanit, vetëm në shtëpitë e çdo familje vetëm nuk hynin. Ishte një gangrenë për atë qytet. Duke parë se çfarë ndodhte, unë dhe familja ime vendosëm të bëjmë një kërkesë të pakërkuar. Pra, iu drejtuam qeverisë me një zgjidhje ashtu siç e kërkon ligji. Ne iu drejtuam institucioneve përkatëse, të gjitha shkresat janë aty. Ne nuk kemi nxitur asnjë gjë, ne thjesht iu jemi drejtuar institucioneve përkatëse për zgjidhjen e problematikës. Në gjykimin tonë, ishte një ofertë e pakërkuar dhe PPP ishte një zgjidhje biznesi. Gjithsecili kur mendon të bëjë biznes, bën zgjidhjet e veta. Shoqëria Albtek ka dërguar pranë qeverisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë lloj zgjidhje. E pëlqen apo jo qeveria, kjo nuk varet nga ne. Në perceptimin tim, në zgjidhjen time dhe duke qenë unë mendoj se njoh diçka në këtë strukturë menaxhimi mbetjesh, zgjidhja që u bë për impiantin e incenerimit në Elbasan ishte zgjidhja më e mirë, më e nevojshme dhe e duhura,’ tha Mërtiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu