Nxënësit ekselent po bëhen gjithnjë e më të paktë në vendin tonë.Por Mishel Doku nga Gramshi është një nxënëse e shkelqyer në mësime.Ajo studion në vitin e tretë në gjimnazin “Shefqet Guzi”.Ëndrra e saj e fëmijërisë është të bëhet arkitekte.Pasioni për pikturën janë një ndihmë e madhe edhe në skicat që realizon.
Jo vetëm është një nxënëse e mirë në shkollë, por Mishel është përfaqësuese e parlamentit të nxënësve të Shqipërisë i cili përfaqëson dhe promovon të drejtat dhe interesat e nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
Ky është një vit vendimtar për të renë nga Gramshi ,por edhe për maturantët e tjerë sepse shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri në formimin arsimor./Infoweb Media