Mbyllet sondazhi i zhvilluar nga infowebtv për kandidatët e PS në qarkun e Elbasanit. Dhe surprizat nuk kanë munguar…
Në këtë sondazh morën pjesë 3002 votues.
Në krye të listës u rendit Besjan Ajazi me 19.07% të votave. I dyti Shkëlqim Bullari me 17. 87% të votave, i treti Luan Duzha me 17.51%. I katërti Taulant Balla me 8.64% të votave, e pesta Evis Kushi me 7.84% të votave e kështu me radhë (Shihni grafikun).
Deri më tani sondazhet e realizuara kanë treguar mjaft surpriza si për partitë dhe koalicionet fituese, ashtu edhe për vetë kandidatët.
Kur p.sh mendohet se figurat e njohura apo drejtues të fushatës do të votoheshin më shumë, ka ndodhur e kundërta. Kanë qenë emrat e rinj ata që janë renditur në krye siç tregon edhe ky sondazh i kandidatëve të PS.
Në ditët në vazhdim do zhvillohen sondazhe për partitë e tjera.
Me anë të tyre, infowebtv synon të sjellë një tablo sa më të qartë dhe reale të realitetit në bazë se për kë do të votojnë kandidatët më 25 prill.