Mjegulla shkakton probleme/ Aksident në Fushë-Kosovë, përfshihen 14 automjete, raportohet për të lënduar

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident zinxhiror ndodhi në autostradën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë 14 automjete. Kështu ka bërë të ditur për tg, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili gjithashtu tha se ka edhe persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha. Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet ne teren”, tha Hoxha. Policia ka apeluar për kujdes gjatë drejtimit të mjeteve në këtë kohë me ngrica dhe mjegull për të shmangur aksidentet e tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu