Aksident i frikshëm në aksin Librazhd-Përrenjas. Përplasen 2 makina, 6 persona në spital

0

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Nga pamjet e siguruara nga Balkanweb, shihen mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu