Mjekët nga Kosova bëhen gati për tu vaksinuar në Kukës

0

Mjekët në Kosovë i janë përgjigjur pozitivisht ofertës së kryeministrit Edi Rama për tu vaksunuar kundër Covid-19 në Kukës. Mediat kosovare shkruajnë se shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë gati listën e punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë dalë vullnetarë, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e tyre për vaksinim.

Mediat kosovare kanë raportuar se nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës është dërguar kërkesa tek klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Kjo listë, shkruajnë mediat i është dorëzuar Ministrisë. “ShSKUK, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, ka dërguar kërkesën tek klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Klinikat dhe spitalet e përgjithshme i kanë dorëzuar listat me vullnetarë për vaksinim, të cilat më pas janë dorëzuar tek Ministria e Shëndetësisë”, shkruajnë mediat.

Kujtojmë më herët se Ministria e Shëndetësisë ka thënë se kanë mirëpritur këtë gjest të Qeverisë së Shqipërisë dhe se varet nga vullneti i personelit shëndetësor për vaksinim. Nga kjo ministri nuk kanë treguar se kur do t’i dërgojnë punëtorët shëndetësorë për vaksinim. Mirëpo është thënë se fokusi është që vaksinimi të fillojë sa më parë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu