Mjeti u përplas me bagëtitë në rrugë, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

0

Pas 5 ditësh në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë 67-vjeçari nga Saranda, Latif Latifi. Banori i fshatit Gjashtë u plagos rëndë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, kur automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti.

Spitali i Sarandës njofton:

Latifi u plagos rëndë në datën 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, kur automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti. Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari u plagos rëndë, dhe pas 5 ditësh ai e ka humbur betejën për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu