“Vepër e një djalli”/ Miqtë rrëfejnë ‘eliminimin’e studentes nga shqiptari në Vjenë

0

Miqtë e një kameriereje që humbi jetën në sulmin e së hënës në Vjenë, e kanë përshkruar ‘eliminimin’ e saj si një “vepër e një djalli”. Vanessa Preger-McGillivray, 24, ishte studente gjermane e artit, e cila po punonte si kamariere për të nxjerrë paratë për studime. Ajo u bë viktima e tretë nga agresori shqiptar Kujtim Fejzullai, i cili ‘hoqi qafe’ katër vetë dhe plagosi 23 të tjerë. Gjatë fjalës së tij në Vjenë, ministri i Brendshëm Karl Nehammer dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Franz Ruf, thanë se autoritetet qëlluan për herë të parë ndaj Fejzullait në 8.03 të darkës, vetëm tre minuta pasi morën thirrjen e parë të urgjencës në lidhje me ngjarjen.

Një oficer policie 28-vjeçar qëlloi së pari para se të goditej në kofshë nga një plumb nga arma e Fejzullait, sipas gazetës austriake Kronen Zeitung. Oficeri e ka marrë veten pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Në 8.09 të darkës, agresori u vra pas të shtënave nga autoritetet.

Burimi:Daily Mail joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu