Modestia e Billie Eilish e fut në telashe gjatë ndarjes së çmimeve Grammy

0

Gjasat janë që njerëzit do ta gjejnë diçka për të komentuar edhe në rastet kur çdo gjë duket mirë e bukur. Këtë herë, u morën me Billie Eilish dhe komentin e saj vlerësues për Megan Thee Stallion gjatë ndarjes së çmimeve Grammy.

Siç mund ta keni lexuar, Billie Eilish fitoi çmimin “Record of the Year” për këngën “Everything I Wanted”, të cilën e shkroi së bashku me vëllain, Finneas O’Connell. Kur u shpallën fitues, reagimi i Billie-t dhe Finneas ishte ky: Habi!

Pasi mori çmimin, Billie e përqendroi gjithë vëmendjen te Megan Thee Stallion.

“Ti e meriton këtë.Pate një vit që mendoj se është i paprekshëm.Je një mbretëreshë.Me të vërtetë,ky çmim i shkon asaj.A mundeni të duartrokisni për Megan Thee Stallion,ju lutem?”-tha Billie.

Megan u vlerësua me tri çmime, “Artistja e re më e mirë”, “Kënga më e mirë rep” dhe “Performanca më e mirë rep”. Sipas Billie-t dhe shumë të tjerëve, ajo duhet të kishte fituar “Record of the Year” për këngën “Savage” në bashkëpunim me Beyonce-n.

“Ata [Billie dhe Finneas] nuk duken të lumtur që fituan. Duket sikur thonë, ‘Oh jo, dikush tjetër e meriton këtë’,” u shpreh dikush në Twitter. Të tjerë njerëz e akuzojnë Billie-n për “performative wokeness”.

Wokeness ose Woke është një term që daton që prej vitit 1940 dh i referohet si koncept ndërgjegjësimit për çështje dhe lëvizje shoqërore dhe është lidhur kryesisht me kauzat progresive, të drejtat e njerëzve, problemet me racizmin etj. “Performative Wokeness” përdoret për të përshkruar një shfaqje, performancë sipërfaqësore ose shtirje për t’u solidarizuar me njerëzit e tjerë.

Njerëz të tjerë e krahasojnë Billie-n me Adele, e cila në vitin 2017 ia dedikoi çmimin “Albumi i vitit” Beyonce-s.

“E urrej kur njerëzit e bardhë e bëjnë këtë gjë,” shkroi aktori Jeremy O. Harris. Ndërkohë Chrissy Teigen i doli në mbrojtje Billie Eilish. “Të fitosh ‘Record of the year’ ta shpif sepse nuk mund ta shijosh kur të thonë se pse nuk e meriton. Është thjesht budallallëk. Njerëzit ta shpifin, jo fituesi i ‘Record of the year’,” shkroi ajo në Twitter.

Megjithatë, pafund njerëz vlerësuan fjalimin e Billie-t duke e konsideruar si shumë të sinqertë. Nëse do të jepnin edhe një çmim për modestinë, Billie me gjasë do ta kishte fituar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu