Luanin “Free Fire” në internet, si e ftoi për kafe 31-vjeçari minorenin në Kuçovë dhe e ngacmoi seksualisht

0

Janë mësuar detaje të reja në lidhje me ngacmimin seksual të një të mituri dhe arrestimin e 31-vjeçarit me iniciale P.P në Kuçovë.

Mësohet se 13-vjeçari dhe 31-vjeçari P.P janë njohur duke luajtur prej disa kohësh së bashku në internet me një lojë “Free Fire”.

Ka qenë 31-vjeçari ai që e ka ftuar 13-vjeçarin për të pirë një kafe në qytetin e Kuçovës. Gjatë kësaj kohe, ai e ka prekur të miturin në organet gjenitale. Ky i fundit ka bërtitur dhe është larguar me vrap.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por i mituri nga frika nuk ka treguar gjë në familje. Kanë qenë prindërit e djalit ata që kanë bërë denoncimin.

Pas denoncimit të të miturit, policia e Beratit ka arrestuar në banesën 31-vjeçarin, i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu