Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maminas, Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë drejtuesi i të cilit mbetet ende i paidentifikuar. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.