Monstra vret të dashurën shtatzanë në transmetim live

0

I nxitur nga ‘audienca’ e tij online, Stas Reeflay besohet se ka detyruar Valentina Grigoryeva të qëndrojë në ballkonin e apartamentit në temperatura nën zero vetëm me të brendshme.

30 vjeçari Reeflay, ishte paguar nga një prej shikuesve $1,000 për të abuzuar me të dashurën e tij gjatë transmetimit direkt, sipas raportimeve të rrjetit Baza.

28 vjeçarja tragjike Valentina, e cila ishte në fazat e hershme të shtatzanisë vdiq nga i ftohti në shtëpinë e tyre të marrë me qera në fshatin Ivanovka pranë Moskës.

Vdekja e saj shokuese ka shtuar thirrjet në Rusi për ndalimin e shfaqjeve perverse online ose të njohura ndryshe si “dhunë reality TV”, e cila është deri tani e pakufizuar në YouTube dhe mund të shihet edhe nga fëmijët.

Reeflay – emri i vërtetë i të cilit është Stanislav Reshetnikov – vazhdonte të transmetonte në YouTube edhe kur e kuptoi se Valentina ishte “gjysmë e vdekur”.

Në pamjet tashmë të ndaluara në rrjet, ai shihet që e merr atë për ta futur përsëri në apartament, duke tentuar ta sjellë në jetë.

Ai dëgjohet që thotë: “Valia, je gjallë? Lepurushe, ç’të ka ndodhur?

“Valia, Valia, e marrtë dreqi, dukesh si e vdekur”.

Më pas ai kthehet nga shikuesit e tij dhe u thotë:  “Djema… nuk ka puls… është e zbehtë, nuk merr frymë.”

Trasmetimi i tmerrshëm i ndjekur nga mijëra shikues, vazhdonte edhe pasi ai thirri ambulancën.

Ai dëgjohet që thoshte: “Zgjohu, Valia, të dua, zgjohu.”

Kamera vijonte të xhironte kur erdhën mjekët e ambulancës dhe e deklaruan vajzën të vdekur. Transmetimi kishte vazhduar deri një orë më vonë.

Reeflay thotë se fiton para online nga “donacionet” e audiencës së tij ruse dhe ndërkombëtare.

Në një nga transmetimet e mëparshme ai e kishte bërë Valentinën objektiv të goditjes me spraj djegës vetëmbrojtjeje.

Një mike e vajzës së vdekur tha se të gjitha transmetimet e tij ishin të mbushura me mizori ndaj saj.

Reshetnikov përballet tashmë me dy vjet burg nëse provohet se veprimet e tij kanë shkaktuar vdekjen e të dashurës.

Aktivistja feministe Liza Lazerson fajësoi rrjetin YouTube për hipokrizinë e ndalimit të imazheve të gjokseve të zhveshura të femrave, por lejon “pa probleme” dhunën e mizorinë ndaj grave.

Ajo tha: “Një vajzë vdes në transmetim direkt .. audienca dërgon donacione për vrasësin. Video të tilla transmetohen lirisht për të gjithë botën, diçka vërtet është rrënuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu