Mori lëndime nga shpërthimi i bombulës, ndërron jetë pronari i restorantit

0

Pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Turqi.

Sopa u plagos rëndë gjatë shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti në restorantin që ai posedonte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Shpërthimi kishte ndodhur në restorantin “Steakhouse’ në lagjen ‘Village’. 42 persona ishin plagosur kurse 11 ishin në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër! Ngushëllime të sinqerta! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu