Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore/ Tre aksidente brenda 24 orëve në Lezhë

0

 

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur rëndë, është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura brenda 24 orëve të fundit në qarkun e Lezhës.

Orët e para të mëngjesit shënuan aksidentin e 3 brenda 24 orëve. Në Milot u përplasen dy automjete ku si pasojë e një parakalimi të gabuar mbeti i vdekur 35-vjeçari, Fitor Ollomani nga Kukësi, i cili ishte punonjës i zyrës arsimore.

Në afërsi të fshatit Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme një 15-vjeçar ndërsa kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën u përplas nga një automjet dhe mori plagë të rënda ku më pas u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Rreth një ore më vonë në afërsi të kryqëzimit të Kakarriqit dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe katër anëtarë të një familje morën plagë të rënda, ku si pasojë e plagëve të marra mbeti e vdekur Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës.

Rrugët pa standarde dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e automjeteve po përgjak çdo ditë rrugët e vendit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu