Brukseli: Certifikatat e vaksinimit po vijnë, ja kur do ta shijoni verën

0

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, u shpreh sot nga Portugalia se në qershor do të jetë funksionale certifikata e vaksinimit, në mënyrë që personat që e kanë kaluar COVID-19, kanë injektuar dozat, apo kanë një test negativ mund të lëvizin lirshëm në Europë.

“Unë jam e kënaqur të njoftoj se po punohet për certifikatën e vaksinimit që të jetë funksionale në qershor. Ne duam që europianët të shijojnë një verë të sigurt dhe të relaksuar” tha ajo.

Si do të funksionojë certifikata dixhitale e vaksinimit?

Certifikata do të lehtësojë lëvizjen e sigurt dhe të lirë brenda BE gjatë pandemisë COVID-19. Certifikata provon se mbajtësi është vaksinuar kundër COVID-19, është testuar dhe ka rezultuar negativ ose e ka kaluar COVID-19.

Certifikata mund të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të BE. Pritet për t’u parë se cfarë do të vendoset zyrtarisht për personat që janë vaksinuar me dozat që nuk janë njohur nga EMA apo FDA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu