Mot përvëlues në Argjentinë, temperaturat mbi 40 gradë, ndërpritet energjia

0

Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, është goditur nga një valë e fortë të nxehti, me temperaturat që i kalojnë mbi 40 gradë celcius.

Për pasojë, kryeqyteti ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, pasi qytetarët për shkak të rritjes së temperaturave kanë rritur shpenzimet, duke përdorur në masë të madhe pajisje të ndryshme për freskim.

Sipas ekspertëve, kjo situatë me motin pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, madje ata kanë paralajmëruar ardhjen e një vale tjetër e të nxehtit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 45 gradë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu