Protesta e 8 Janarit/ Të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

0

Ditën e sotme do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”. Të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth selisë blu që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, për të verifikuar personat që kanë hyrë e dalë nga PD, para dhe pas protestës, pasi ka dyshime se persona të armatosur kanë qenë prezent dhe janë larguar para ndërhyrjes së forcave të policisë. Prokuroria ka kërkuar ekspertim edhe për pluhurin e bardhë të hedhur nga brenda godinës drejt protestuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu