Moti i keq dhe përmbytjet në vend, si paraqitet situata në Elbasan

0

Prej disa ditësh tashmë reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Në qarkun Elbasan kanë vazhduar të pjeshme dhe të shoqëruar me erëra të forta.

Akset rrugore nacionale e rurale janë të hapura.

Ka pasur ndonjë rënie sporadike inertesh që janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka, informon se në furnizimin me energji elektrike kemi disa ndërprerje per shkak defekti në Nj.A. Funar bashkia Elbasan në Nj.A. Orenje bashkia Librazhd dhe Nj.A. Pishaj bashkia Gramsh.

Në qytetin Elbasan nga era e fortë është thyer një pemë dhe një shtyllë ndricimi pa shkaktuar dëme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu