Moti/ Njihuni me akset problematike në të gjithë vendin

0

Që prej mesditës së djeshme reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në disa prej qyteteve në vendin tonë. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugëve dhe vështirësive dhe problemeve në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht/ Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortëQarkullohet me zinxhirë në: Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi. Vazhdon puna për pastrimin e akseve

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu