Motofest mbledh 500 motoristë nga vendi dhe rajoni në Durrës

0

Për të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorë dhe sigurisht muzikës rrok, “Moto Fest” ofroi një mbrëmje ndryshe në Durrës.
15-vjetori i Steel Wings MC Albania, bëri që rreth 500 motoristë nga vendi dhe rajoni të zhvillojnë një paradë me motorët e tyre në rrugët kryesore të qytetit.

Artistët Eugent Bushpepa, Tiri Gjoci, Erina Seitllari dhe Bledar Sejko & Band performuan këngët më të pëlqyera nga repertori i tyre muzikor deri në mesnatë, duke u dhuruar një natë spektakolare.

Motofest vjen si nje aktivitet qe i bashkengjitet vlerave dhe elementeve kombetare te cilat mbeshtesin dhe promovojne traditen sportive, kultutore dhe turistike te Shqiperise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu