Motori godet kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja

0

Një aksident është shënuar në qytetin e Fierit pasditen e sotme , ku një kalimtar është goditur nga një motor në lëvizje.

Drejtuesi i motorit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që personi i lënduar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu