I sekuestrohen 650 mijë euro pasuri shqiptarit dhe kunatit të tij italian

0

Një gjykatë në Livorno të Italisë vendosi sekuestron e pasurive të 2 sipërmarrësve, të cilët po vuajnë dënimin që prej vitit 2017 për mashtrime me taksat.

Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua një vilë, 5 automjete (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit italian G.Vivaldi, 53 vjeç kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno.

Autoritetet hetimore u shprehën se anëtarët e këtyre familjeve kishin një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit, me një mesatare prej mbi 500.000 eurosh në vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu