Tmerr në Itali/ Burri vret mikun e tij pas një debati, tërheq trupin zvarrë në rrugë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë, ku një burrë vrau një mikun e tij 36 vjeçar dhe më pas ka tërhequr zvarrë trupin e tij në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati të ashpër mes tyre.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë njoftuar policinë për një trup të pajetë në trotuar në qendër të qytetit.

Alarmi u ngrit menjëherë pas mbërritjes dhe karabinierët gjetën të zotin e shtëpisë brenda banesës, ku dyshohet se ndodhi vrasja.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, burri ka rrëfyer vrasjen por arsyet mbeten të panjohur. Viktima prej disa kohësh qëndronte me njeriun që e vrau.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu