“Mu nuk më han luli për kta”, reagon ashpër Haradinaj: Në Paris mu desh të mbroja arat nga vllau im Edi Rama

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili në një shënim në facebook, tregoi detaje nga biseda në Paris mes tij dhe Haradinaj, madje kritikoi ashpër liderët kosovarë për qasjen e tyre ndaj Serbisë dhe Europës.

Në një intervistë në televizionin publik, Haradinaj e ka pohuar se ka pasur një dialog të pakëndshëm me Ramën, duke shtuar se ky i fundit u rreshtua në anën e gabuar.

Kreu i AAK-së deklaroi se nuk i ka treguar arat asnjë ndërkombëtari, por ka qenë vetëm i detyruar të mbrojë arat e tij, nga Edi Rama siç thotë ai. Pasi për të, ndarja e Kosovës do të sillte luftra të reja.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara. Në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama”, ka thënë Haradinaj .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu