“Mua s’më ka rraf babi im më rrahin këta”/ Policia dhunon në komisariat të riun, vjen ambulanca: Është keq mo burr, është keq!

0

Pas protestës së djeshme, dhjetra të rinj janë shoqëruar me forcë në komisariat. Pas shumë denoncimeve se në komisariate po ushtrohet dhunë ndaj të shoqëruarve, një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Në një nga komisariatet e Tiranës, ka mbërritur ambulanca, pasi një nga të arrestuarit është dhunuar rëndë nga policia.

I arrestuar dhe i dhunuari njëkohësisht është shfaqur në gjendje të rënduar, ku kjo shihet edhe nga pamjet, ku aparaturat e ambulancës, tregojnë rrahjet e zemrës. Gjithashtu, gjendja e tij vërtetohet edhe nga fjalët e qytetarëve përreth, ku njëri prej tyre i kërkon të qetësohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu