Plasin vjedhjet në Peqin. 1 Benz, 1.5 ton vaj ulliri dhe 150 gjela brenda natës në një fshat

0

Disa shtëpi në fshatin Gjocaj, në Bashkinë e Peqinit ka rënë pre e hajdutëve në prag të festave të fundvitit.

Grabitësit kanë mundur të marrin rreth 1500 kg vaj ulliri, 150 krerë gjela deti, një automjet tip ‘Benz’ dhe një sasi të konsiderueshme vegla pune.

Mësohet se vlera e sendeve të grabitura arrin në rreth 1.5 milion lekë të reja.

Policia e njoftuar nga banorët ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu