Mungesa e mjekëve prek Gramshin dhe Elbasanin

0

 

Spitalet bashkiake në vend vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të mjekëve specialistë dhe të infermierëve ,një situatë që vihet re edhe në qarkun e Elbasanit. Një nga rastet më problematike është ai i spitalit të Gramshit, ku aktualisht mungojnë 8 mjekë specialistë. Për të përballuar situatën, disa prej vakancave janë mbuluar përkohësisht nga mjekë pensionistë.
Në rastet më të vështira, qytetarët janë të detyruar të udhëtojnë drejt spitaleve të qyteteve fqinje për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, gjë që sjell jo vetëm kosto të lartë financiare, por edhe vështirësi të konsiderueshme, sidomos për të moshuarit.
Pavarësisht sfidave, banorët e Gramshit shprehen me konsideratë për mjekët që ofrojnë shërbim, edhe pse një pjesë e tyre janë tashmë në pension:

Ndërkohë, Spitali Rajonal i Elbasanit vijon prej muajsh të ketë mungesë të një mjeku toksikolog ,një pozicion i rëndësishëm, sidomos në kushtet kur numri i personave që përdorin substanca narkotike është rritur, dhe pickimet nga gjarpërinjtë apo insektet janë të pashmangshme në disa zona.
Për të marrë këtë shërbim, qytetarët detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës, çka në raste emergjente mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin, madje edhe rrezik për jetën.

Infoweb Media