Mungesë tregu, banorët e fshatit Stropckë hedhin poshtë tonelata qershi

0

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje qeverisë që të vërë dorë mbi tregun në mënyrë që tu jepet përparësi prodhimit vendas.

Banorët e fshatit Stropckë në Pogradec kanë marrë një vendin në lidhje me kultivimin e qershive pasi nuk kanë arritur që të gjejnë treg. Me anë të postimi në Facebook, ata kanë postuar foto nga momenti që kanë hedhur qershitë poshtë për shkak se nuk kanë arritur që t’i tregëtojnë. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje qeverisë që të vërë dorë mbi tregun në mënyrë që tu jepet përparësi prodhimit vendas.

Postimi i Plotë:

Përshëndetje! Me keqardhjen më të madhe po njoftojmë sot se puna e pa lodhur e çdo fermeri ne fshatin tonë po shkon në plehra. Tonelata qershi te kualitetit më te mirë nuk e gjeten dot rrugën e tregut. Në emër te gjithë atyre qe ishin pregatitur për te nxjerrë ne treg qershite më te mira shprehim pakenaqësinë ndaj çdokujt qe i takon të mbaje përgjegjsinë mbi situatën e krijuar. Cdo familje minimalisht ka humbur edhe ato pak të ardhura që siguronin nga shitja e qershive. Ekonomia shtepiake e lidhur ngushtë me bujqësine sot e nxjerr cdo familjar ne rruge të madhe. Me këtë situate nuk moren dot mbrapsht as shpenzimet që investuan për plehrimin , punimin e tokës edhe spërkatjet ,duke mos llogaritur fare oret e gjata të punës të shpenzuar aty.

I bejme apel qeverise te levize rrjedhën e ekonomise ,se është jashte çdo perceptimi që prodhimi vendas mos ketë treg ,edhe çdo produkt tjetër i ardhur nga jashtë të tregetohet me çmime 5-fish më te larta. Fshati këto lloj prodhimesh ka sepse klima ato prodhime favorizon për të kultivuar. Djersa e derdhur per kete prodhim te mbare qe ishte sivjet qe nuk u shit dhe u hodh në plehra nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Si përfundim ju bëjme thirrje Bashkëatdhetarë na ndihmoni të ngremë zërin, indinjata jonë le të shkojë tek përgjegjësit kryesorë. Shpërndajeni këtë postim të dëgjohet edhe zëri jonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu