Mungojnë dezinfektantët dhe dorezat/I dërgojnë letër ministres së shëndetësisë

0

Në një letër dërguar ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Një grup mjekësh dhe infermierësh të qendrës shëndetësore Vorë, ankohen se mungojnë dezinfektantët dhe dorezat, përsa i përket çështjes Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Vojo Bregu, në një postim në rrjetet sociale, i cili është në të njëjtën kohë është dhe kordinator i LSI në Vorë, ku shpreh qartë dhe shqetësimin që kanë mjekët lidhur me këtë çështje. Ato kanë ngritur edhe një peticion lidhur me këtë çështje me firmat e stafit mjekësor, të cilin ia kanë çuar edhe ministres, ku shprehin pakënaqësitë e tyre.

Deklarata e Vojo Bregut:

NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!

Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.

Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur. Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

Por menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi nga Qendra Shëndetësore Vorë, e cila ka përgenjështuar denoncimin e bërë nga koordinatori i LSI sipas të cilit mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor. Në përgjigjie të këtyre akuzave është bërë publike gjendja në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu