Mungon energjia elektrike në dhjetra fshatra të Gramshit/Revoltohen banorët

0
Situata në Gramsh vijon të mbetet problematike për shkak të mungesës të energjisë elektrike.

 

Dhjetra fshatra në dy qendra administrative të Gramshit  vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej shumë kohësh.

Banorët e këtyre zonave vuajnë mungesën e energjisë prej më shumë se 24 orë dhe kjo gjë ka shkaktuar probleme për bizneset, familjet e të tjerët.

Sipas disa lajmërimeve të shumta nga banorët është bërë me dije se do të organizohet një protestë para zyrave të OSHEE-së.
Një prej banorëve ka publikuar një postim të tillë:
“Thuhet që nesër rreth orës 13:00 është lajmëruar 1 tubim paqësor me arsyen kryesore:
Kërkesën e llogarisë për ndërprerjen e energjisë elektrike të herë pas hershme!
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë ato elektroshtëpiake të djegura!
Në foto keni dikë që kërkon të mësoj por mungesa e energjisë elektrike ja mohon dijen!
Unë e shpërndava lajmin dhe do jem pjesë!
Nëse dëshironi të jeni pjesë,shpërndajeni edhe ju këtë postim!
Uroj të jeni mirë!
Tubimi do të zhvillohet para Zyrave të OSHEE në rrugën që të çon në spitalin Infektiv!”
Pas këtyre njoftimeve OSHEE ka reagur dhe ka dërguar punonjësit e saj në terren për të punuar për rikthimin e energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu