Murrizi në Parlament: prisni dorën e krimit se është hapur gjithandej, lëreni Lulin

0

Deputeti Myslim Murrizi u ka bërë thirrje deputetëve socialistë dhe drejtuesve të Qeverisë që të “presin dorën e krimit” pasi është përhapur gjithandej dhe në ditët e fundit ka pasur disa persona të vrarë. Ai ironizoi thirrjet e Ramës për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimt Lulzim Bashës.

Sipas tij, kreu i PD në shtator do të shkojë në seancë dhe do të betohet para Luljeta Bozos, shkruan newsbomb.al. Ndaj Murrizi kërkoi që Rama të mos i shtrijë dorën Lulzim Bashës por të presë atë të krimit.

“Qeverisni Shqipërinë. Lëreni dorën e shtrirë për Lulin se ka shtrirë krimi dorën gjithandej. 9 të vrarë. Qeversini shqiptarët dhe lëreni Lulin se këtu do ta keni. Do t’i ngrihet Luljetës tuaj në këmbë, ajo do lexojë dhe ai do betohet. Kur të djeg qulli i fryn kosit thotë populli.

Është alarmante situata e krimit në vend. I thërrisni mendjes dhe ushtroni pushtet në gjithë Shqipërinë. Unë e di që një pjesë e krimit të ndodhur pas fushatës, i ka rrënjët gjatë atyre 30 ditëve. Përpiquni të prisni dorën e krimit, dhe lëreni dorën për Lulin se këtu do ta keni.

Do të ketë nga ju që kur të kenë probleme në Kinë do hapin gjyqe në Qipro. Do ta kopjojnë këtë punë dhe çunat e serave në Londër. Kanë probleme në Londër, do të hapin gjyq në Athinë. Asnjë nuk e ka besuar që do të ndodhë kjo që po shikohet në horizont tani.

I bëni thirrje këtij (iu drejtohet deputetëve të PS për Ramën) që të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e vendit”, u shpreh ndër të tjera nga foltoja e Kuvendit deputeti Myslim Murrizi, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit nuk do të jetë në Kuvendin e ri sepse nuk siguroi dot votat, duke qenë se doli me partinë e tij në garë në 25 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu