Murtaja e shpendëve “godet” Elbasanin. Ngordhin mijëra krerë edhe në fluturim

0

 

Murtaja e shpendëve, ose e njohur ndryshe si sëmundja e pseudopestit, është kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit në Elbasan. Qindra shpendë, kryesisht pëllumba dhe kumri, janë prekur me këtë sëmungje e cila rrezikon deri në zhdukjen e tyre. Ndërkohë, veterinerët shprehen të shqetësuar për këtë sëmundje, por thonë që është stinore.

Ata thonë se: Muaji janar dhe shkurt janë muaj me klimë shumë të favorshëm për viruset, ato pëlqejnë këtë lloj klime dhe te shpendët këto kanë qenë prej shumë kohësh të përhapura. Ngordhin masivisht gjatë fluturimit, bien menjëherë në tokë nga epidemia. Këto ditë janë shumë të ngarkuara nga ky lloj fenomeni dhe ka një zhdukje në masë të këtij shpendi fluturues. Kjo vërehet dhe te shpendët e fushës, siç janë pulat.
Sipas ekspertëve sëmundja nuk është e transmetueshme tek njerëzit, por këshillojnë që qytetarët të mos i prekin shpendët e ngordhur dhe as mos i konsumojnë ato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu