Na ndihmoni të investigojmë pasojat e shkaktuara nga HEC-et

0

Përgjatë dekadës së fundit, me dhjetra koncesione për ndërtime hidrocentralesh të vegjël janë miratuar për bashkitë e Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit –përfshirë edhe zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.

Të trumbetuara si projekte që sjellin investime, HEC-et e ndërtuara kanë shkaktuar tashmë ndikimin e tyre mbi mjedisin si dhe probleme të shumëfishta në jetën e banorëve të këtyre zonave.

Gjatë takimeve që Info Elbasani ka zhvilluar me ekspertë të mjedisit dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme, ndikimi i hidrocentraleve mbi mjedisin dhe komunitetet ka qenë një ndër temat më të diskutuara.

Ne kemi marrë tashmë ankesa për dëmtim të pyjeve në Dragostunjë, dëmtim të florës dhe faunës në zona të tjera të Librazhdit apo dëmtim të habitatit natyror në Gramsh –duke frenuar perspektivën turistike të këtyre zonave. Po kështu, ka raportime për erozion dhe mungesë të ujit për vaditje në fshatrat ku hidrocentralet operojnë tashmë prej vitesh.

Megjithatë, ne kërkojmë të dimë më shumë dhe të realizojmë një mbulim më të gjerë të pasojave të shkaktuara nga dhënia pa kriter e lejeve dhe mungesa e kontrollit ndaj aktivitetit që kompanitë koncesionare ushtrojnë në këto zona.

Nëse jeni një banor i prekur direkt ose indirekt nga aktiviteti i hidrocentraleve të vegjël, nëse jeni dëshmitar i dëmeve ndaj mjedisit apo ndaj komunitetit ku ju banoni apo nëse doni të ndani me ne shqetësimet tuaja në lidhje me këtë fenomen, lutemi të kontribuoni duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm.

Ne mirëpresim çdo angazhim tuajin për të trajtuar sa më mirë këtë temë, në mënyrë që të kemi reagim nga institucionet përgjegjëse. Duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet nga ana jonë dhe se ato nuk do të publikohen pa marrë më parë miratimin tuaj.



Afati i raportimeve është deri në 30 mars 2021

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu