“Na paguajnë për të bërë turistin”dështimi i marrëveshjes “Rama-Meloni”,bujë në mediat e huaja

0

Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me bashkëpunime, me disa pushtime nga më i forti, por edhe me mikpritje dhe dhënie ndihme në ditë të vështira. Sidoqoftë, jo gjithmonë gjërat kanë marrë drejtimin e duhur.
Si në rastin më të fundit, aq i kontestuar në të dy brigjet e Adriatikut.
Në 6 nëntor të vitit që shkoi në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emograntët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës.
Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor italian dhe gjithashtu do të kishin personel Italian që do të kujdesej për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e saj. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.
Italia do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni,
rreth 670 milionë euro për pesë vjet
Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të këtij viti shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri.
Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë ka kaluar thuajse se një vit.
Por çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në territorin e ashtuquajtur italian të Shëngjinit dhe Gjadrit? A po funksionon ky akord aq i përfolur?

Duket se suksesi i vetëm i marrëveshjes, deri tani është akomodimi i stafit italian të kampeve, shumica policëve dhe karabinierë, në një resort luksi me pesë yje në qendër të Shëngjinit, fare pranë bregut të detit.

Emisioni Piranjat kanë publikuar sëfundmi një investigim të bërë pranë resortit luksoz me 5 yje në Shëngjin të Lezhës, ku qëndrojnë policët Italian të cilët paguahen nga taksat e shtetit Italian për të ruajtur kampin e Shëngjinit dhe Gjadrit.
Gazetarja e këtij emisioni Luela Gaxhja, arriti të depërtoj brenda këtij resorti për të mësuar më shumë.

Që në frazat e para, policët italianë shfaqin menjëherë interes për tu njohur me të. Dhe për të qenë më të sigurtë nga syt kureshtarë, kërkojnë ta fshehin faktin që janë policë, pavarësisht stemave që kanë në gjoks.

Pas disa bisedave të shkurtëra njohjeje, në hyrje të hotelit, i afrohemi një tjetër polic, i cili duket më i afrueshëm, dhe ka gjithë gatishmërinë për të komunikuar me ne….

Edhe polici i dytë si dy të parët, gënjen për arsyen e pranisë së tij në Shëngjin, duke u hequr si turist.Pas disa bisedave ata pranojnë se janë policë Italian që kanë ardhur për të ruajtur kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit.

Ata nisin të na tregojnë rreth aktivitetetve dhe punës që kryejnë në “territorin Italian” shqiptar.

Një marrëveshje që edhe sipas personave që duhej të kujdeseshin për qendrën, është e dështuar… Por siç e thanë dhe agjentët italian, gjithçka bëhet për lekë.
Praktikisht një jetë luksi me paratë e qytetarëve italianë. Fundja pse jo? Çfarë duhet të bëjnë tjetër në një qytezë si Shëngjini, që gjatë dimrit është thuajse e shkretë?

Pas këtij publikimi, ky material ka bërë goxha bujë në mediat italiane duke përmendur “La Repubblica” “Domani” “ La Stampa” etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu