Njohur për traditën qindravjecare të mbarështimit të gjelit të detit në fshatin Përparim në Peqin u mbajt “panairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtij shpendi.
Por, veç promovimit, fermerët e Peqinit kanë nevojë për mbështetje nga qeveria që
edhe brezi i ri ta vijoj këtë traditë dhe politika lehtësuese.Gjithashtu kërkojnë që këta gjela të rritur në mënyrë natyrale të mos konkurrohen në çmim nga gjelat e importit.
Kryetari i Bashkisë, Z.Bukurosh Maçi ftoi qytetarët të blejnë gjelin e rritur në kullotat e Peqinit.
Rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në Peqin, të cilët njihen për shijen e veçantë për shkak të kullotjes në masivet me ullinj.