Ndërhyrja e zjarrëfikëses shmangu tragjedinë më të madhe që mund t’i ndodhte Durrësit

0
foto ilustruese
foto ilustruese

Një mjet tip Mercedez Benz ka marrë flakë në pjesëm e tij të përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ndodhej brenda makinës. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë jashtë saj duke siguruar shëndet të plotë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që bënë të mundur shuarjen e zjarrit. E gjithë zona u pushtua nga tymi dhe incidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një nga kryqëzimet më të ngarkuara në qytet.
Automjeti me targë Aa 330 VO ishte me gaz dhe benzinë dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu shpërthimin e bombulës së gazit që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit, në bagazhin e tij.
Një shpërthim i mundshëm do të kishte shkaktuar një tragjedi në një zonë me shumë lëvizje dhe këmbësorë kureshtarë që iu afruan mjetit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu