Ndërron jetë kryekamarieri i “Fish City”/ Mesazhi prekës i kolegëve: Do të na mungojë

0

Ka ndërruar jetë kryekamarieri i “Fish City”, Gazment Kurmaku, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Kolegët e tij të restorantit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i shprehin ngushëllime familjes së tij, teksa shprehen se do u mungojë buzëqeshja, zëri dhe njerëzorja e tij.

Mesazhi i kolegëve:

Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.

Lamtumirë miku ynë!

Gaz tu prehtë shpirti të paqe!

Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretrërinë e parajsës.

Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që ka shumë dha përkushtim dhe mirësi.

Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi që zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre.

Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu