Ndërron jetë mësuesi i mirënjohur gramshiot Dashamir Eminaj, postimi prekës i nxënësit që sot drejton bashkinë!

0

Një tjetër xhevahir i arsimit shqiptar është ndarë nga jeta.Ka ndërruar jetë në
Greqi mësuesi i mirënjohur nga Gramshi  Dashamir Eminaj. Në një mesazh ngushëllues në rrjetin e tij facebook kryebashkiaku Besian Ajazi  i jep lamtumirën duke e kujtuar si mësuesin e tij të parë,zemra e të cilit pushoi së rrahuri ditën e djeshme në Athinë, nuk do të jetë më mes nesh fizikisht por do të mbetet gjatë në mendjet dhe zemrat e dhjetra e dhjetra brezave të cilëve mësues Dashi iu dha dijet e para.

Postimi i Besian Ajazit

Dashamir Eminaj, mësuesi im i parë, zemra e të cilit pushoi së rrahuri ditën e djeshme në Athinë, nuk do të jetë më mes nesh fizikisht por do të mbetet gjatë në mendjet dhe zemrat e dhjetra e dhjetra brezave të cilëve mësues Dashi iu dha dijet e para.

Dashi nuk ishte thjesht një mësues në klasë por një edukator dhe prind për çdo nxënës.

Nje baba i përkushtuar, bashkëshort shembullor dhe qytetar model.

Pusho në paqe 🕊

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu